E dashura Keisi me dedikim emocional për reperin Stresi
Keisi Bezhani dhe reperi Arkimed Lushaj i njohur me
emrin artistik Stresi, ka kohë që janë në një lidhje dashurie, shkruan
Indeksonline.
Lidhja mes tyre ka pasur edhe momente të vështira kohë pas kohe, kjo pasi përballja
me drejtësinë i ka mohuar lirinë Stresit, i cili po qëndron në qeli dhe kjo i
pamundëson takimet e lirshme me të dashurën Keisi Bezhani.
E duket se kjo e fundit po e vuan shumë distancën mes tyre.
“Kur të them se të dua shumë, nuk dua të them se të dua më shumë se ti më don
mua. Unë të dua më shumë se ditët e këqija përpara nesh. Të dua më shumë se çdo
luftë që do të kemi ndonjëherë. Unë të dua më shumë se distanca midis nesh.Të
dua më shumë se çdo pengesë që mund të përpiqet të vijë mes nesh. Të dua më së
shumti!” : u shpreh në një dedikim që bëri Keisi të dashurin e saj Stresi.
/IndeksOnline/