20:21 / E Mërkurë, 24 Prill 2019 / indeksADMonline

E dënoi inspekcioni, kompania sanon dëmet e shkaktuara afër vend punishtes

Me 500 euro është dënuar një kompani ndërtimi në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë.

Ajo është gjobitur për shkak se nuk ka respektuar vendimin për organizimin dhe masat e sigurisë në vend ndërtim.

Drejtori i Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri ka thënë se pas gjobës, filloi sanimi i dëmeve të shkaktuara më parë afër kësaj vend punishteje.

“E keqja është që një pjesë e kompanive, pa gjoba e presion të vazhdueshëm nga Inspekcioni, nuk brengosen fare për hapësirën përreth. E mira është që nuk do të ndalemi”. Ka shkruar Tahiri në profilin e tij në Facebook./Indeksonline/