20:05 / E Enjte, 08 Qershor 2023 / Gj. Sh

E dëshironte Messin por jo edhe Neymarin, Xavi ia “mbyll derën” brazilianit

Barcelona prej disa muaj është interesuar të rikthej në skuadër futbollistin Lionel Messi.

Por ëndrra e shumë tifozëve dhe drejtuesve të klubit përfundoi ditën e djeshme, argjentinasi pranoi ti bashkohet skuadrës amerikane, Inter Miami, shkruan IndeksOnline.

Pas refuzimit të Messit, mediat të afërta me klubin katalanas kanë raportuar se futbollisti i PSG-së, Neymar i është ofruar skuadrës së Barcelonës.

Por disa orë pas këtyre raportimve, trajneri Xavi Hernandez ia ka mbyllur derën një rikthimi të mundshëm të brazilianite në “Camp Nou”.

Ai në një intervistë për gazetarin Gerard Romero ka thënë se Neymar nuk është në planet e tij.

Për mua është befasi që thuhet kjo. Në teori, Neymar nuk është në planet e mia. Ai është një lojtar i madh, më pëlqen shumë, por ne kemi prioritete të tjera. Presidenti dhe pjesa tjetër e bordit janë të vetëdijshëm për atë që dua dhe kanë planet 1, 2 dhe 3. Jam optimist dhe besoj se do të bëjmë një treg të mirë”, deklaroi Xavi./IndeksOnline/