21:30 / E Diele, 16 Shkurt 2020 / indeksADMonline

E dhimbshme, 8 vjeçarja vdes nga një sëmundje e rrallë!

Të rrallë janë ata persona që vuajna nga plakja e parakohshme.

E fatin e njejtë e ka vuajtur edhe një vajzë, e cila ka ndërruar jetë në moshën 8 vjeçare.

Image result for Anna Sakidon

Ngjarja ka ndodhur në Ukrainë, ku mjekët thonë se mosha biologjike e Anna Sakidon ishte afër 80 vjeç kur ajo vdiq pavarësisht se lindi vetëm tetë vjet më parë.

Sëmundja e rrallë gjenetike nga e cila vdiq quhet sindroma “Progeria Hutchinson-Gilford”.

Kjo gjendje bëri që eshtrat e saj të rriteshin shumë ngadalë, duke ndikuar në lëvizjen e duarve dhe këmbëve, dhe organet e saj po plakeshin shpejt.

Vogëlushja kishte pësuar shumë probleme shëndetësore dhe kur vdiq peshonte vetëm 17 kg.

Image result for Anna Sakidon

Nëna e saj e re, Ivana, tha se ishte e gatshme të sakrifikojë gjithçka për ta parë vajzën e saj të shëndetshme./Indeksonline/