15:40 / E Shtunë, 09 Qershor 2018 / indeksADMonline

E dhimbshme: Fadil Vokrri nesër do të nisej për Rusi, në hapje të Botërorit

Fadil Vokrri nesër kishte plan për tu nisur në Rusi. Ish kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës ishte bërë gati me të gjitha për tu nisur në Rusi ku ishte i ftuar në hapjen e Kampionatit Botëror.

Vokrri kishte ftesë nga presidenti i UEFA-s për të qenë i pranishëm në hapjen e evenimentit më të madh të sportit në botë.

Madje, miq të afër të tij kanë treguar në kushte anonimiteti se Vokrri po e priste me padurim prezencën në hapje të Botërorit.

Por, zemra e tradhëtoi atë. Në ditën kur ai duhej të merrte rrugë, vendi do të jetë në ditë zie në respektin për veprën e madhe që la pas.

Lamtumirë legjendë./Indeksonline/