E dhimbshme: Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident komunikacioni në Francë
Ka ndërruar jetë në një aksident komunikacioni, Zymer Kolgeci nga fshati Vraniq i komunës së Suharekës.
I ndjeri ka pësuar aksident në Francë ku edhe ishte duke jetuar.
Lajmin e ka bërë të ditur shoqata Vraniqi përmes një postimi në Facebook.