19:50 / E Premte, 22 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

E dhimbshme: Pas 70 vitesh, spitali e detyron këtë cift të moshuar të ndahet në krishtlindjet e tyre të fundit (Foto)

U tha se Herbert një javë para Krishtlindjeve duhej të largohej nga institucioni i kujdesit mjekësor dhe të shkonte në një shtëpi pleqsh.

Herbert Gudin (91) dhe Odri Gudin (89)  nuk janë ndarë kurrë në 70 vitet e fundit . Fjalë për fjalë, ata nuk mund të bënin pa njëri-tjetrin, madje u transferuan së bashku në një institucion të veçantë për kujdesin afatgjatë mjekësor.

Sigurisht, ata llogarisnin se do të mbeteshin kështu për pjesën tjetër të jetës së tyre. Pronarët e pamëshirshëm të institucionit në të cilin ishin strehuar u kujdesën që Herbert dhe Odri për herë të parë në 70 vitet e fundit të mirëpresin Krishtlindjet – veçmas!

Herbert, në javën para Krishtlindjes, tha se duhej të linte objektin dhe të shkonte në një shtëpi pleqsh, shkruan BBC, transmeton Indeksonline.

Me vendimin e tyre fëmijët e tyre nuk mund të pajtohen, kështu që vajza e Diana Filiput këtë histori të e saj të trishtuar e publikoi në Facebook. Sigurisht, publikimi menjëherë u bë viral dhe shkaktoi zemërim në të gjithë Kanadanë.

“Kam biseduar me prindërit e mi dje. Nëna qante shumë që i ndanë për të parën herë pas 70 vitesh. Nëna ime më tha, ‘kjo është Krishtlindja më e keqe ndonjëherë!’ Ata mund të paktën të prisnin pushimet”shkroi Philips në facebook./Indeksonline/