22:32 / E Enjte, 22 Nëntor 2018 / indeksADMonline

E dhimbshme: Policja shqiptare që humbi gishtat tregon tmerrin

Ina Nuku, vajza 24 vjeçare që humbi dy gishtat e dorës së djathtë në protestën e sotme në parlament ka treguar për herë të parë tmerrin e përjetuar këtë të enjte.

Në një rrëfim për emisionin “Open” në Top Channel, efektivja e forcave “Shqëiponja” është shprehur se ka qenë në rreshtin e dytë të kordonit të policisë kur ka ndodhur e gjithë ngjarja.

Ishim me shërbim te Parlamenti për protestën. Situata agravoi dhe turma nisi të shtynte. Isha në rreshtin e dytë dhe një nga këto plasëset më ra në trup dhe u mundova ta shmang me dorën e djathtë, pasi e kisha në pjesën e qafës”, tregon Nuka.