22:55 / E Hënë, 22 Tetor 2018

E dhjeta me radhë për Arsenalin, ”viktima” e sontme ishte Leicesteri

Arsenali e ka regjistruar fitoren e radhës në Premier League.

Skuadra e Unai Emeryt ka arritur që sonte ta mposhtë Leicester Cityn me rezultat, 3-1.

Në ”Emirates Stadium”, mysafirët e filluan më mirë, duke shënuar pas 31 minutash lojë, pas autogolit të Hector Bellerin, transmeton IndeksOnline.

Por, pak para përfundimit të takimit, Mesut Ozil shënoi për t’i barazuar shifrat pas një aksioni të bukur.

Tutje, Pierre-Emerick Aubameyang u inkuadrua në lojë, dhe shënoi dy gola për tre minuta për fitoren e radhës të Arsenalit.

Kështu, fitorja e sontme ishte e dhjeta me radhë për Arsenalin në të gjitha garat.

Pas 9 ndeshjeve të zhvilluara, Arsenali renditet në vendin e katërt me 21 pikë, ndërsa Leicesteri në vendin e 11-të me 12 pikë./IndeksOnline/