20:38 / E Shtunë, 01 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

E diela me mot të ftohtë dhe vranësira

Në Kosovë do të vazhdojë të mbretërojë mot i ftohtë, bën të ditur IHMK-ja përmes një komunikate për media.

“Do të mbajë mot me vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius”, thuhet në komunikatë.

Shtypja atmosferike mbetet e lartë mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.