20:55 / E Hënë, 25 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

E dini sa stërvitje duhet t’i bëni nëse dëshironi t’i shihni pllakat në stomak?

Muskujt e barkut nuk janë vetëm estetikisht të bukur kur janë të skalitur dhe të fuqishëm, por ata i kontribuojnë edhe shëndetit të përgjithshëm, prandaj ja se sa është e nevojshme që t’i keni edhe ju.

Ata tregojnë qëndrim të mirë dhe sistem kockor-muskulor dhe për këtë shkak është mirë të dini sa stërvitje në ditë duhet t’i bëni në mënyrë që të arrini rezultate.

Stërvitjet e muskujve të barkut janë ushtrimi më i popullarizuar për muskujt e barkut, ndërsa specifika e ekzekutimit qëndron në atë që sado që ta ekzekutoni këtë ushtrim ato kurrë nuk bëhen lehtë.

Pikërisht për këtë nuk bën ta teprojmë dhe të praktikojnë ushtrime të pafund në mënyrë që rezultatet të jenë të dukshme.

Përgjigjja e kësaj pyetjeje se sa janë të mjaftueshme – është 30! Këtyre shtoni edhe ngritjen e këmbëve dhe ushtrime të tjera për forcimin e abdomenit.

Kushtoni kujdes ushqimit, sepse nëse nuk ushqeheni shëndetshëm asnjë ushtrim nuk do të ketë efekt afatgjatë.

Është me rëndësi që gjatë këtij ushtrimi qafa dhe koka patjetër duhet të kenë mbështetje të mirë.

Vendosni gishtat në zverk dhe në këtë mënyrë do të mbështetni kokën dhe do të mbroni qafën nga lëndimi.

Kushtoni kujdes që me rastin e qëndrimit assesi të mos e shtyni kokën.

Ushtrimet e muskujve të barkut duhet t’i bëni me gjunjë të lakuar dhe pa ngritje të shputave nga dyshemeja. Shputat mund t’jua mbajë personi tjetër ose t’i fusni nën kauç.