07:57 / E Martë, 16 Tetor 2018 / indeksADMonline

Ja si të eliminoni bakteret e rrezikshme nga stomaku

Ata mund të shkaktojnë acid ose ulçër në stomak. Këto baktere mund të degjenerojnë më pas edhe në shumë sëmundje të tjera, të cilat do të jetë e vështirë të kurohen.

Ekspertët thonë se fiqtë të zhytur në  vaj ulliri , që vijnë nga receta shumë të vjetra të marra nga vende bregdetare, janë një kurë shumë efikase dhe e padëmshme në përdorim. Ato mund të përdoren për shumë probleme shëndetësore, si problemet e stomakut, hemorroidet kapsllëkun, kolesterolin e lartë, aneminë, astmën, bronkitin e shumë të tjera.

Fiqtë përmbajnë një sasi shumë të madhe të vitaminave C si dhe antioksidues  të cilat mund të shërbejnë për të përmirësuar shëndetin e lëkurës. Në ta gjendet edhe vitamina B6, e cila për shumë kohë është menduar se kuron sëmundjet e mëngjesit.

Përbërësit:

40 fiq të thatë (sigurohuni që cilësia të jetë sa më e mirë)

Vaj ulliri

Si ta përgatisni:

Fillimisht vendosini fiqtë e thatë në një enë të mbyllur dhe mbusheni këtë enë plot e për plot me vaj ulliri. Mbylleni dhe lëreni ashtu për 40 ditë. Gjatë këtyre ditëve fiqtë do të përthithin shumë vaj ulliri. Konsumoni një nga fiqtë përpara çdo vakti.