18:17 / E Mërkurë, 10 Gusht 2022 / OSH

E dinit? Pse dritaret e avionit janë aq të vogla?

Besoj se shumica prej jush ka udhëtuar në avion dhe për ata që kanë fluturuar për herë të parë mund t’i ketë vënë re dritaret që janë në përmasa të vogla. Arsyen e keni menduar ndonjëherë? Ndoshta jo, por për këtë ka një shpjegim.

E gjitha lindi si një lojë në Tik Tok dhe ish- pilot i Boeing 747 , Harrison Murray ka zgjedhur që t’i japë fund kësaj dileme. Ai ka sqaruar se dritarja e avionit është e përbërë nga 2 shtresa jo më shumë se 3 kg akriliku, nëpërmjet të cilave ka një hapësirë mes njëra tjetrën.

Kjo në dukje është e parëndësishme, mirëpo luan një rol thelbësor. Murray është shprehur se kjo hapësirë lejon balancimin e presionit të ajrit, si dhe parandalimin e mjegullimit ose ngrirjes së dritares.