E fejuara e Harry Styles tregon unazën me diamant, kap çmimin marramendës
Zoe Kravitz tregoi unazën e saj të re të fejesës me diamant nga Harry Styles, kur doli në New York City, të hënën.
37-vjeçarja nuk bëri asnjë përpjekje për ta fshehur gurin mbresëlënës që mbante në gishtin e saj të martesës, ndërsa shikonte telefonin celular, transmeton Indeksonline.

Daily Mail ka mësuar se bizhuteria ka shumë të ngjarë t’i ketë kushtuar ylliy 32-vjeçar të One Direction një milion dollarë.

“Unaza e Zoe-s duket të jetë një diamant dhjetë karatësh në formë ovale i vendosur në ar të verdhë’, tha Chris nga The Diamond Bank në Los Angeles për Daily Mail.
Ndoshta është bërë me porosi dhe kushton rreth 1 milion dollarë. Është me kornizë, gjë që është shumë e popullarizuar këto ditë”./Indeksonline/


