75 Mall Live Search
08:02 / E Martë, 10 Prill 2018 / indeksADMonline

E fejuara nuk do seks deri në martesë, 28 vjeçari shkon me një prostitutë

Rrëfimi i 28 vjeçarit:

Bëj seks me një prostitutë, sepse e fejuara ime nuk do që të kemi situata intime deri sa të martohemi, transmeton Indeksonline.

E fejuara nuk do seks për shkak të religjionit të saj. Ajo mendon se nuk është në rregull të bësh seks para martesës dhe se të dy duhet të presim deri atëherë.

Unë bëra seks me një prostitutë. Nuk është se pati ndjenja dhe seksi ishte i ftohtë, por të paktën u lirova, transmeton Indeksonline. Tani frikësohem se e fejuara do e kuptojë.

Nëse ajo e merr vesh, do të përfundonte çdo plan që kemi bërë bashkë deri më tani.

Përgjigja e psikologes:

Flisni me të fejuarën tuaj dhe tregojini se sa shumë e doni. A e ka seriozisht se nuk do marrëdhënie për shkak të religjionit? Mos ndoshta e ka frikën e të pasurit seks për herë të parë?

Nëse ajo është e vendosur që të mos ketë seks deri në martesë, atëherë kënaqeni veten dhe mos shkoni me prostituta, transmeton Indeksonline.

Nuk keni pse të rrezikoni që e fejuara juaj ta marrë vesh./Indeksonline/