Arrestohen 6 persona të dyshuar për prostuticion
Policia e Kosovës i ka arrestuar tre meshkuj dhe tri femra shqiptare, dy prej tyre shtetase të Maqedonisë, nën dyshimin për prostitucion.
Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, njëra prej të dyshuarave është dërguar në mbajtje.
Ndërsa të dyshuarit tjerë janë dërguar me procedurë të përshpejtuar në Gjykatën Themelore Divizioni për Kundërvajtje.