10:16 / E Hënë, 06 Korrik 2020 / indeksADMonline

E festuan 21-vjetorin e martesës, kështu e kujton David Beckhami takimin e parë me Victorian

David Beckhami ka ndarë me të gjithë historinë kur e pa për herë të parë gruan e tij të ardhshme, Victorian.

Çifti festoi 21 vjet martesë të shtunën dhe të dy e festuan këtë ditë të rëndësishme, duke postuar për njëri-tjetrin në llogaritë përkatëse në Instagram.

Ai ndau një video të ëmbël që përfshinte disa foto nga kujtimet e tyre së bashku, e cila kishte në sfond këngën e “Spice Girls”, “ Say You’ll Be There”.

Davidi9, 45 vjeç, e ka parë Victorian për herë të parë teksa po dëgjonte këtë këngë dhe nuk mund ta harronte vajzën seksi të veshur me një fustan të zi.

Babai i katër fëmijëve tha që ishte me ish-lojtarin e “Manchester Unitedit Gary Nevile” në atë kohë.

Victoria dhe Davidi u martuan në qershor të 1999-s dhe aktualisht kanë Brooklyn, 21 vjeç, Romeo, 17 vjeç, Cruz, 15 vjeç dhe Harper, 8 vjeç.

Davidi shkroi te videoja: “Rreth 23 vjet më parë po qëndroja në një dhomë me Gary Nevillen dhe “Spice Girls” u shfaqen në TV.

Unë u ktheva nga Gary dhe i thash “Ohhhh më pëlqen ajo e veshur me të zeza”.

“Kush e mendonte se pas kaq vjetësh ne do të festonim 21- vjetorin e martesës dhe do të kishim 4 fëmijët më të bukur dhe më të përsosur .. Faleminderit & Gëzuar përvjetorin, të dua @victoriabeckham.”

Ndërkohë Victoria, e shoqëroi videon me këngën e Elton Johnit, “Something About the Way You Look Tonight”.

Ajo ka shkruar në Instagram: “Gëzuar përvjetorin @davidbeckham. Nuk mund ta besoj se kanë kaluar 21 vjet që kur thamë ‘pranoj’”.

“Katër fëmijë, aq shumë të qeshura dhe unë të dua më shumë çdo ditë. Xxxxxx.”- përfundoi ajo.