13:44 / E Martë, 13 Nëntor 2018 / indeksADMonline

E fundit: Lajmerohet Gruevski, ja në cilin shtet kërkon azil

Ish kryeminstri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski pas shpalljes së fletarrestit ndaj tij është lajmeruar nga Hungaria ku ka njoftuar se po kërkon azil politik nga ky shtet.

Ani pse organet e drejtësisë kishin disa orë radhazi që po e kërkonin, rezultuan pa sukses.

“Ditëve të fundit kam marrë numër të madhe të kërcënimeve për jetë. Unë jam në Budapest dhe kam kërkuar azil politik nga autoritete Hungareze. Gjithmonë do t’i jem besnik kauzës për Maqedoninë, asnjëherë nuk do të heq dorë”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook. /Indeksonline/