75 Mall Live Search
19:48 / E Mërkurë, 10 Qershor 2026 / G T

E futi Ipswichin në Premier League, McKenna largohet nga skuadra

Një ndryshim i madh po ndodh te Ipswich Town. Sipas raportimit të “The Athletic”, trajneri Kieran McKenna ka vendosur të largohet nga posti i trajnerit të skuadrës.

Tekniku 40-vjeçar nga Irlanda e Veriut ka marrë vendimin për t’u tërhequr përkohësisht nga futbolli aktiv dhe për të marrë kohë larg menaxhimit, pas një periudhe të suksesshme në krye të klubit, shkruan Indeksonline

Raportohet se Ipswich Town është mbrojtur financiarisht në rast se McKenna vendos të rikthehet në pankinë në të ardhmen, ndërsa drejtuesit e klubit kanë nisur tashmë planet për gjetjen e pasuesit të tij.

Kujtojmë që skuadra siguroi futjen në Premier League për sezonin e ri 2026/27./Indeksonline/