E futi në një pozitë të re, Pep Guardiola e krahason Fodenin me Vitinhan dhe Joao Nevesin
Skuadra e Manchester Cityt mbrëmë shënoi fitore 3:0 ndaj Crystal Palaces, duke mbetur ende në gara për titullin e Premier League.
Phil Foden ishte lojtari i ndeshjes, duke dhuruar dy asiste, shkruan Indeksonline
Pas ndeshjes, Pep Guardiola foli pikërisht për lojtarin anglez – të cilit i dha një pozitë ndryshe nga ajo natyrale.
Foden luajti si mesufshor qendre.

“Ai është fantastik si mesfushor. Shikoni Vitinhan dhe Joao Nevesin, ata janë kampion në Champions. Shikoni se sa janë të gjatë apo të fuqishëm. S’ka të bëjë me këtë fakt, ka të bëjë vetëm me lojën e bukur”, u shpreh Guardiola
Kujtojmë se 25-vjeçari ka kontratë me Manchester Cityn deri në vitin 2027, por ka gjasa që largohet në afatin e verës./Indeksonline/

