09:59 / E Martë, 15 Maj 2018 / indeksADMonline

E gjeta komunën të zhytur në borxhe të mëdha

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka bërë me dije se e ka gjetur komunën në gjendje jashtëzakonisht të rëndë financiare.

Ai ka thënë se zhytjen në borxhe të komunës nga qeverisja e kaluar lokale e ka konstatuar edhe Qeveria e Kosovës.

Aliu ka deklaruar se me përkushtim të madh të ekipit të vet dhe mbështetjes së qeverisë qendrore, po ia del ta nxjerrë komunën nga kjo situatë e rëndë në borxhe.

Sipas tij, deri më tani ka arritur të paguajë një pjesë të borxhit komunal, i cili kap shifrën mbi 10 milionë euro, shkruan Epoka e Re.

Duke folur për qeverisjen e tij, Aliu ka thënë se tashmë qytetarët e kësaj komune kanë filluar t’i prekin rezultatet e saj.