08:54 / E Enjte, 15 Gusht 2019 / indeksADMonline

E gjithë bota po tallet me gabimin komik të Chelseat

Chelsea dhe Liverpool dje janë ballafaquar në Superkupën e Evropës.

Por, mesfushori i “Blues”, Jorginho ka marrë vëmendjen kryesore në minutat e para të takimit,

Çuditërisht, ai e ka të shkruar gabimisht emrin në fanellën e tij.

Në vend të Jorginho, ai ka të shkruar emrin Jorghino.

Si ka ndodhur deri te ky gabim, është për t’u habitur por duket se nuk kishte kohë as për të siguruar një fanellë me emrin e saktë.