11:26 / E Hënë, 16 Nëntor 2020 / k.v

E godet me shufër hekuri pas një mosmarrëveshjeje, në trafik

Policia ka njoftuar se të dielën në mëngjes ka arrestuar një person në Shtime, pasi që ai pas një mosmarrëveshjeje në komunikacion e ka goditur me një shufër metalike viktimën mashkull.

I dyshuari fillimisht ka ikur nga vendi i ngjarjes, mirëpo më vonë është arrestuar nga policia.

Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit dhe me vendim të tij, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./IndeksOnline/