00:07 / E Premte, 11 Tetor 2019 / indeksADMonline

Kaq shumë i kushtuan tabakat menses se studenteve!

Studentë të shumtë shërbehen me ushqim në mensë, e cila funksionon në kuadër të Universitetit të Prishtinës.

Është pikërisht Qendra e Studentëve, ajo e cila përgjatë këtij muaji ka arritur të finalizojë kontraten e radhës.

Mungesa e tabakëve të ushqimit, ka shtyrë drejtuesit e mensës të kurorëzojnë kontratën e re.

Furnizim me tabak për nevoja të mensës sipas specifikacionit, ka kushtuar hiç më pak se 9.900,00 euro, shkruan Indeksonline.

Tenderi në fjalë i është besuar operatorit ekonomik “ETIANI”, nga Istogu./Indeksonline/