75 Mall Live Search
08:23 / E Enjte, 25 Qershor 2026 / G T

S’pati gjumë mbrëmë për boshnjakët, kështu festuan kualifikimin tutje në Sarajevë

Bosnja dhe Hercegovina do të vazhdojë qëndrimin në SHBA, për ndeshje të Kupës së Botës.

Rezultatet e fundit kanë bërë që Bosnia dhe Hercegovina të kualifikohet në raundin tjetër të Kupës së Botës, nga pozita e tretë, shkruan Indeksonline

Boshnjakët kanë siguruar katër pikë në tri ndeshje të fazës së grupeve që mjaftuan për të kaluar tutje.

Në Bosnjë shumë tifozë festuan rrugëve dhe u krijua një atmosferë e jashtëzakonshme.

Madje ata festuan ende pa e ditur saktë se a do të kualifikohen tutje, por kur e kuptuan zyrtarisht, shpërtheu festa./Indeksonline./