21:48 / E Martë, 29 Tetor 2019 / indeksADMonline

E jashtëzakonshme: Falë Rrahmanit dhe Kumbullës, Verona ka mbrojtjen më të mirë në Serie A

Verona ka bërë një mbrojtje jashtëzakonisht të fortë këtë sezon.

Dyshja shqiptare, Amir Rrahmani dhe Marash Kumbulla e kanë “blinduar” prapavijën e skuadrës së Veronës.

Ata tashmë kanë mbrojtjen më të mirë në Serie A së bashku me Juventusin dhe Cagliarin.

Të tri skuadrat në 9/10 xhirot e para të kampionatit kanë pranuar vetëm nga 8 gola.

Nëse në ndeshjet e nesërme Cagliari dhe Juve pranojnë gol, atëherë Verona do të mbetet më e mira. /IndeksOnline/