10:25 / E Enjte, 24 Tetor 2019 / indeksADMonline

E jashtëzakonshme: Kosova bën ngjitje të lartë, në renditjen e FIFA-s

FIFA ka publikuar renditjen e re të Kombëtareve pas ndeshjeve që u zhvilluan në muajin tetor.

Kosova është ngjitur për pesë vende, ku nga vendi i 119 tashmë është në vendin e 114.

Megjithatë “Dardanët” ende kanë përpara kombëtare të nivelit të ulët dhe me një kualifikim të mundshëm në Europian do të ngritët shumë në listë.

Në anën tjetër, Shqipëria ka humbur një vend në renditjen e përgjithshme. Kuqezinjtë ndajnë vendin e 65-të së bashku me Sloveninë me pikë të njëjta.

Kreu i tabelës mbetet i njëjtë, me Belgjikën, Francën, Brazilin dhe Anglinë në krye. /IndeksOnline/