E jashtëzakonshme! Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë/ Turqi-Rumani!
Interesimi i jashtëzakonshëm i tifozëve ka bërë që të gjitha biletat për ndeshjen e Kosovës ndaj Turqisë ose Rumanisë të shiten në më pak se tre orë.
Stadiumi “Fadil Vokrri” pritet të jetë i tejmbushur nga tifozët “dardanë”, të cilët janë gati të krijojnë një atmosferë të zjarrtë në një nga sfidat më të rëndësishme për Kombëtaren, shkruan Indeksonline
Kjo përballje do të ketë karakter final të “playoff”-it, në rast se Kosova arrin të mposhtë Sllovakinë në ndeshjen paraprake.
Në të kundërtën, sfida e 31 marsit do të zhvillohet si ndeshje miqësore ndaj humbësit të çiftit Turqi – Rumani./Indeksonline/

