09:17 / E Mërkurë, 02 Nëntor 2022 / B O

“E ka vozitur Cristiano”, në Kroaci po shitet Audi-ja që voziste Ronaldo në Madrid

Kompania nga Osijeku që shet makinën thekson në reklamë se Cristiano Ronaldo ka udhëtuar me të në seancat stërvitore, dhe ka udhëtuar 28 mijë kilometra. Çmimi është 109 mijë euro.

Një reklamë u shfaq në Njuškal e një Audi RS7 Performance 605 KS në shitje, një makinë e “flotës së Real Madridit” të vitit 2017, një automjet sponsor që, sipas shitësve, Cristiano Ronaldo e përdorte për të shkuar në seancat stërvitore gjatë kohës që luante në Madrid.

“Kemi shumë të interesuar, nuk kemi pasur ende një makinë kaq të njohur në ofertën tonë” thontë shkurt në një përgjigje nga kompania.

Ju mund ta blini bishën e Ronaldos për 109,999 euro, dhe ajo vjen me një regjistrim për një vit. Makina ka të kaluara vetëm 28 mijë kilometra.