20:42 / E Hënë, 29 Janar 2018 / indeksADMonline

E kam të vështirë ta lë, edhe pse ajo po më shfrytëzon

Kam qenë me të dashurën time për tri vite, por e di që thellë-thellë ne nuk përshtatemi. Unë dua që të largohem nga ajo, por vazhdoj ta dua shumë.

Ajo është 25 vjeçare ndërsa unë 33. E kam dashur atë femër qysh nga takimi i parë. Herën e parë që u pamë ajo më lejoi t’i ofroja një pije dhe ta dërgoj në shtëpi, transmeton Indeksonline.

Por, dikush më tha se ajo po më përdor sa për ta harruar ish të dashurin.

Këtë e besova në momentin që e kuptova se ajo kishte fjetur me të edhe pasi ishte njoftuar me mua. E futa atë ne jetën time dhe i dhashë hapësirë të madhe.

Tani më nuk kemi marrëdhënie dhe nuk dukemi aspak si çift.

Ajo mbanë qëndrim me mua dhe nuk më lejon që ta pyes çfarë ka bërë ajo me të.

Po lëndohem shumë por nuk mund ta lë.

Përgjigja e psikologes:

Duket se ajo të ka përdorur që nga fillimi. Pse ke qëndruar kaq gjatë me të kur e ke kuptuar qysh në fillim këtë?

Unë po mendoj se ju keni pasur pak dashuri deri më tani, andaj edhe ndiheni kështu.

Duhet ta dish se je një njeri i dashur dhe që meriton shumë më shumë./Indeksonline/

Temat: