12:00 / E Martë, 12 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

I japin vetura për shfrytëzim, pronarët më pas ja llogarisni si fajde

Njësitet policore të DHKK-së, të mbështetura edhe nga pjesëtarët e NJSO-së, pas zhvillimit të hetimeve, kanë zbatuar urdhëresën e Gjykatës të datës 08.12.2017, ku me këtë rast janë kontrolluar shtëpitë familjare, pronë e katër të dyshuarve meshkuj K-Shqiptarë në fshatin Siqevë të Prishtinës.

Ata dyshohet se në bashkëveprim, viktimës mashkull i kanë huazuar 80.000 € (dy vetura AUDI) dhe pastaj nga ky moment kanë filluar t’i llogarisin fajde e që deri më tani vlera ka tejkaluar shumën prej 300.000 €, transmeton Indeksonline.

Gjatë kontrollit janë gjetur një libër me shënime në lidhje me veprimtarinë e dyshuar, 8 fishekë të pushkës së gjuetisë dhe 5 fishekë të revolverit cal-38 mm. Me vendim të prokurorit, janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje dy nga të dyshuarit./Indeksonline/