22:30 / E Mërkurë, 07 Korrik 2021 / AR

E kanë seriozisht/ JLO dhe Ben gati për hapin e madh

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck po shijojnë lidhjen e tyre të dashurisë, por nga ana tjetër duken të pavendosur ç’do të bëjnë me të ardhmen.

Vetëm pak ditë më parë u tha se çifti ka vendosur që tani për tani mos ta bëjë publike marrëdhënien pasi ende nuk i kanë vendosur një emër. Ndërsa sot mediat e huaja shkruajnë se ata po mendojnë ta kalojnë jetën bashkë.

“Muajt e fundit kanë qenë si një vorbull ere për ta. Ata e dinë shumë mirë që shumë njerëz e shohin me dyshim lidhjen e tyre, por Jennifer dhe Ben janë gati të marrin hapin e rradhës dhe të kalojnë jetën bashkë”-tha një burim për “Us Weekly”.

Kur nuk e dinë këta të dy ç’duan të bëjnë, ne na mbetet të presim e të shohim ç’do ndodhë.