22:37 / E Martë, 19 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

“E kanë vrarë policët arabë”, miku i Florencit bën rrëfimin rrëqethës dhe hedh dritë mbi atentatin

Ngjarja e 23-vjeçarit shqiptar Florenc Beqiraj i cili u dhunua pa mëshirë në burgun e Marsejës në Francë nga persona të paidentifikuar, mbetet akoma e pazbardhur.

I riu është masakruar barbarisht në qelinë e tij të burgut dhe ka plagë të forta dhune në krahë dhe një shenjë të madhe rreth qafës, që të jep përshtypjen sikur e kanë lidhur me litar.

Ai kishte 3 vite që ndodhej në Francë dhe kishte nisur procedurat për të përfituar azilin. Ai madje punonte edhe si kamarier në një lokal në Marsejë.

Shkodrani ka qëndruar në paraburgim për 30 ditë, më shumë se afati i lejuar dhe për dy ditë do të rikthehej në Shqipëri.

Ndryshon versioni i ndalimit të shqiptarit nga policia

Burime konfidenciale për JOQ, deklarojnë se Florencin nuk e kanë ndaluar rrugës për kontroll të lejes së qëndrimit, sipas versionit të parë, por e kanë arrestuar në banesën e tij gjatë një kontrolli të policisë franceze.

Një person i cili banonte në të njëjtën hyrje me Florencin, ka rrëfyer të gjithë skenën e shoqërimit të Florencit për redaksinë tonë:

Pershendetje JOQ, ai djali qe eshte vrare ka qene ne nje pallat me mua nje kat me lart meje dhe nuk eshte ndaluar rruges po kane ardhur forcat e policis kan ber kontroll ne te tera hyrjet dhe ky djali ka qen pa leje qendrimi dhe policia e ka marre. Ju shkruaj nga Marseja.

Nuk eshte se e njoh nga afer po thjesht ka qene ne nje pallat ketu ku jetoj un dhe ka ardhur policia franceze ka bere kontroll tere pallatin dhe ky djali qe pa dokumeta dhe e morën, kush kish leje qendrimi nuk u thoshin gje.

Ka afersisht dy jave qe e kan marre, na vjen vertet keq kur morem vesh lajmin sot.

Ketu vella jane 3 milione arab dhe zezake, franceze shum pak ka, ketu komandon arabi.”

Kush janë autorët e dhunës, sipas burimeve ekskluzive për redaksinë tonë

Autorët e dhunës së 23-vjeçarit nuk janë zbuluar ende ndërkohë që familjarët e tij kërkojnë drejtësi e që ngjarja të zbardhet sa më shpejt.

Ekskluzivisht për redaksinë tonë, ka kontaktuar një djalë nga Laçi, i cili shpjegon se ka qenë në të njëjtën qeli me Florencin dhe rrëfen ngjarjen sipas versionit të tij duke hedhur dritë mbi masakrën e mikut të tij.

Ai rrëfen se:

Jam nje djale nga Laqi, kam qene ne burg ne France me djalin qe u vra ne Marseje.
Godina ku kam qene me te, eshte e mbushme me kamera vec ne dhomat e gjumit nuk ka pas kamera. Djali ka pas me shku per Shqiperi qe heret. 7 dite para kam dale un e te sigurt e ka vra policia se ne skemi pas asnje konflikt me marokenet.

Kur kemi qene brenda ate dite qe une kam dale, Florenci me ka thene se: Po sme cuan per Shqiperi do t’jau bej rremuje se kam ka dy vjet pa ik ne Shqipri e du me ik per festa atje e jan tu me majt kot. Ai i kishte te gjitha te drejtat.

Kur kam dal kam pas nje ore ne dore, e kam heq oren ia kam dhan e xhupin e tij e kam akoma veshur, kemi patur marredhenie te mira.

Ju lutem beni apel se ne na trajtojne si me qen qener, jo njerez neper burgje. Ndersa marokent i mashin afer se 70% e policeve ishin marokene vete.

Djali ka pas gati 30 dit brenda me te padrejte.

Po sa kam qene une mrena me ta skena pas asnji konflikt me asnjerin aty brenda. Nese ka ndodh dicka ajo ka qen vec policia.

Kam edhe dosjen qe kam qene mrena me te, eshte majt me tpadrejt ne burg gati 30 dit se do ta kishin cu per Shqiperi ai ka kerku e nuk e coshin.

Godina asht plot me kamera, e kane shum te thjesht me gjet kush e ka ba dicka edhe nje te dhan tjetër, krejt policet aty kane qen gati te gjithe arab se edhe kur flisnin me te burgosmit marokenet flisnin ne gjuhe arabe me to jo franceze. Polict qe kena pas aty jane 70% arab, marokene edhe na kishin urrejtje ne maksimum.

Un pak para e kam pa lajmin se per momentin jam ne Itali, e kam qa me lot se ishte djal i qet i urt.

Po ju lutem beni ndonjë apel te zbardhet e drejta se 90% vetem polict e kan bere dicka te till ne bashkpunim me ato se kan qen mrena.

Masi kam hik un e kam lan ne dhom me ni marokjen e ka pas shum shok ate, i njof te gjithe se kan qene aty mrena.

O Zot beni ceshte e mundur mos ti heqin tubat tpakten, e do Zoti shpeton. Faleminderit shume.”

Apeli për ndihmë i familjarëve:

Familjarët e shqiptarit kanë denoncuar se dikush ka tentuar ta vriste në burg. Këtë e vërteton një telefonatë e bërë disa ditë më parë, ku Florenci i shpjegonte kushërirës së tij se kishte probleme me personat që ndante qelinë dhe kishte frikë mos e vrisnin.

Policia franceze pretendon se i riu shqiptar kishte tentuar të vetëvritej, por për dy ditë ai do të kthehej në atdhe dhe nuk kishte arsye të ndërmerrte këtë akt.

Sipas kushërirës së tij e cila bën apel për ndihmë, mjekët francezë duan t’i shkëpusin aparaturat me pretendimin se 23-vjeçari ka vdekur.

Kushërira e tij ka deklaruar se:

Jam kushërira e Florencit, e kam djalë halle. Ai do kthehej për dy ditë. Është vetëm 23 vjeç. Ka ardhur për hall për një jetë më të mirë për të kërkuar azil. E kanë dhunuar brenda qelisë në burg dhe kanë tentuar ta vrasin. Duket nga shenjat. Ka të gërvishtura në krah, dhe shenjën e litarit në fyt. Kjo i ka ndodhur pas arrestimit nga policia, pasi e kapën pa dokumente. Ai do të kthehej për dy ditë në Shqipëri, nuk kishte pse të vetëvritej. Asnjëri nuk ka marrë masa.”
Tentativa e mjekëve për t’i hequr tubat e oksigjenit:

Spitali i ka vendosur tubat e oksigjenit dhe mbahet në reanimacion ku sipas të afërmve kërkohet një pjesëtar i familjes, që të firmosë për heqjen e tubave të oksigjenit.

Babai i Florencit, Gëzim Beqiraj është nisur për në Francë, por është bllokuar në Turqi dhe përsëri është kthyer në Shkodër.

Shqiptarët në Francë u bëjnë thirrje që familjarët të mos pranojnë të nënshkruajnë për heqjen e oksigjenit dhe shpalljen e vdekjes së tij nga mjekët, por të mbahet në reanimacion me shpresë se mund të kthehet në jetë, pasi zemra e tij punon normalisht.

Gjithashtu ata duan që t’i kërkohet Prokurorisë së Marsejës që të hapen kamerat e sigurisë, për të verifikuar se si ka ndodhur realisht ngjarja.