75 Mall Live Search
20:04 / E Mërkurë, 28 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Haradinaj së bashku me familje merr pjesë në pritjen e Ambasadës së Shqipërisë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka marr pjesë në pritjen e Ambasadës së Shqipërisë në Prishtinë, së bashku me bashkëshorten dhe tre fëmijët e tij.

Përmes një postimi në Facebook ai ka publikuar një fotografi të tyre duke shkruar se në rrugëtimin për liri e mëvetësi shqiptarët qëndruan të palëkundur.

“Në pritjen e Ambasadës së Shqipërisë në Prishtinë, në 106-vjetorin e Pavarësisë Kombëtare. Shqiptarët qëndruan të palëkundur në rrugëtimin për liri e mëvetësi. Në veprim për të drejtën tonë ishim e do të jemi bashkë gjithnjë. Identitetin perëndimor populli shqiptar e ka të rrënjosur në qenësinë e tij. Bashkimin me familjen e madhe europiane, krah për krah, do ta bëjmë realitet.RH”, ka shkruar Haradinaj./Indeksonline/