75 Mall Live Search
14:36 / E Premte, 10 Gusht 2018 / indeksADMonline

E kërkuan gjigantët, Rebic i qëndron besnik Frankfurtit

Eintracht Frankfurt ka lajmëruar se ylli i botërorit, kroati Ante Rebic, ka vazhduar kontratën deri në vitin 2022.

Pas suksesit dhe performancave të mira me Kroacinë u spekulua nga mediat se Rebic u bë shumë i kërkuar nga ekipe të mëdha si Manchester United dhe Bayern Munich, por sipas raportimeve lojtari deshi t’i mbeste besnik ekipit gjerman.

Pasi nënshkroi kontratën e re, lojtari doli në konferencë ku tha :” Kisha disa oferta dhe disa ishin shumë të mira ekonomikisht. Por unë ndihem i lumtur këtu. Faktori se po ndihesha mirë ishte shumë i rëndësishëm për mua” përfundoj Rebic. /Indeksonline/

Temat: