11:50 / E Mërkurë, 25 Korrik 2018 / indeksADMonline

Unitedi në garë për Rebic, Frankfurt kërkon 50 milionë!

Skuadra e Manchester Unitedit është duke e kërkuar një anësor produktiv.

“Djajtë e Kuq” ishin në bisedime me lojtarin e Chelseas, Willian. Megjithatë, ylli i Blutë e Londrës me shumë gjasa nuk do të largohet në këtë afat kalimtar, shkruan IndeksOnline.

Pas kësaj, Unitedi ka nisur bisedimet me lojtarin e Eintracht Frankfurt, Ante Rebic.

Rebic befasoi të gjithë me paraqitjet e tija në Kampionatin Botëror “Rusi 2018”.

Për futbollistin kroat, ana gjermane kërkon plotë 50 milionë euro.

Kujtojmë Frankfurt arriti ta transferonte Rebicin për vetëm 1.8 milionë euro./IndeksOnline/