E kërkuan gjitha skuadrat e mëdha, Tottenham zyrtarizon supertalentin e Hajdukut
Tottenham ka zyrtarizuar blerjen e mbrojtësit të talentuar kroat, Luka Vuskovic. Vuskovic do t’i bashkohet Tottenhamit në vitin 2025 kur të jetë 18 vjeç.
Hajdukut i takon një dëmshpërblim rekord prej 11 milionë eurosh.
Shitja e Vuskovic është më e shtrentja në histori të Hajdukut duke lënë pas Nikolla Vllashiqin, i cili shkoi në Everton për 10 milionë euro.
Barcelona, Real Madridi, Milani, Manchester City e Chelsea ishin vetëm disa nga skuadrat e mëdha të interesuar për të./Indeksonline/