12:58 / E Shtunë, 04 Maj 2019 / indeksADMonline

E kërkuan shumë skuadra të mëdha, ylli i PSV-së arrin marrëveshje me gjigantin e Serie A

Hirving Lozano ka qenë një nga lojtarët më të kërkuar në dy afatet e fundit kalimtare. Ylli meksikan që po luan me sukses te PSV raportohet se është në finalizim të marrëveshjes me gjigantin italian, Napoli.

Takimi midis Ancelotti, De Laurentiis dhe agjentit Raiola thuhet se ka prodhuar rezultate.

Napoli është pajtuar që të paguaj shumën që po e kërkon PSV.

Por, ardhja e Lozanos mund të jetë një sinjal se Roberto Insigne mund të largohet në verë nga Napoli.

Raportohet se futbollisti meksikan është pajtuar për kontratë 5 vjeçare ndërsa vlera e transferit ende nuk dihet./Indeksonline/