21:50 / E Mërkurë, 08 Maj 2019 / indeksADMonline

E kishte paralajmëruar, Daut Haradinaj ia merr një fshat LDK-së

Të dielën që lamë pas deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj paralajmëroi se Fazli Kastrati pas 30 vitesh përkrahje që i dha LDK-së, do të bëhet pjesë e partisë së Ramush Haradinaj-t.

Ndërsa sot deputeti Haradinaj ka qëndruar në fshatin Maxharaj në konakun e Kastratit, ku tha se që nga sot ky fshat do të jetë AAK, transmeton Indeksonline.

Tutje deputeti Haradinaj shtoi se kjo frymë e mbështetjes meriton respektin më të madh dh se Aleanca me vizionin e saj për shtet funksional dhe i panënshtruar ndaj askujt që e cenon sovranitetin e Kosovës po merr mbështetje të madhe tek populli.

Postimi i plotë:

Sonte në fshatin Maxharaj në konakun e Fazli Kastratit që e kisha paralajmëruar, u pritem nga i madh e i vogël.

Nga sot ky fshat do jetë AAK.

Kjo frymë e mbështetjës e meriton respektin më të madh.

Këta njerëz bujarë qe sot na u bashkuan dhe atyre që do na bashkohen në ditët në vijim, ju premtuam që do rrugëtojmë bashkë në të mirën e përbashkët.

Falemnderit fshatit Maxharraj dhe Fazli Kastratit.

Aleanca me vizionin e saj për shtet funksional dhe i pa nënshtruar ndaj askujt që e cenon sovranitetin e Kosovës po merr mbështetje të madhe tek populli.

DH