12:59 / E Premte, 07 Tetor 2022 / B O

E kishte veç hijën si trajner në Premierligë, por skuadra sapo mori vendimin e papritur për të!

Kur të gjithë pritnin shkarkimin e Steve Cooper, Nottingham mendon ndryshe. Skuadra më e përforcuar në futbollin evropian ka vendosur të vazhdojë kontratën me trajnerin më të kritikuar në Angli.

Pavarësisht se rënditen në pozitën e fundit, Nottingham i ka vazhduar kontratën trajnerit të saj.

“Nottingham Forest është i kënaqur të njoftojë se Steve Cooper ka nënshkruar një kontratë të re me klubin. Tani është e rëndësishme që fokusi ynë të jetë vetëm te futbolli. Si grup jemi të gjithë të përqendruar dhe do të bëjmë gjithçka që mundemi për ta ndihmuar skuadrën të ngjitet në tabelën e ligës dhe të tregojmë edhe një herë cilësitë tona që na kthyen në Premier League” thuhet në njoftimin e Nottingham./Indeksonline/