19:22 / E Hënë, 05 Mars 2018 / indeksADMonline

E konfirmon FFK-ja: Kosova ishte në bisedime me Erikssonin (Foto)

Federata e Futbollit të Kosovës ka emëruar para disa dite trajnerin e ri. Kontratë katër vjeçare me Kosovën ka nënshkruar trajneri i njohur zviceran, Bernard Challandes.

Sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu përmes emisionit “Sports Show”, ka thënë se Kosova ishte në bisedime me trajnerin e njohur, Sven-Goran Eriksson.

“Ka pas emra të shumtë, deri te Sven-Goran Eriksson, por kanë qenë të pa përballueshme financiarisht”, ka thënë Salihu.

Eriksson është trajner i njohur. Ai në të kaluarën ka qenë pjesë e super klubeve, si: Lazio, Benfica, Goteborg, Sampdoria, Roma, Manchester City, Leicester City, Shanghai dhe Guangzhou. Poashtu, 70 vjecari ka menaxhuar kombëtaret, si: Anglia, Meksika dhe Bregu i Fildishtë./IndeksOnline/

Emisioni i plotë i Sports Show: