Vashat dardane drejt historisë, formacioni zyrtar ndaj Kroacisë
Përfaqësuesja e Kosovës tek femrat sot luan për të shkruar histori.
Vashat dardane, të udhëhequra nga Sami Sermaxhaj, do të luajnë kundër Kroacisë, në stadiumin ”Fadil Vokrri”, duke filluar nga ora 19:00, shkruan IndeksOnline.
Kosova me një fitore do të siguronte kualifikimin në Ligën B të Nations League, derisa do të kualifikohet edhe në play-offin e Kampionatit Botëror.
Deri më tani, Përfaqësuesja e Kosovës tek femrat ka katër fitore, derisa ndeshjen e fundit do ta luaj ndaj Gibraltarit me 9 qershor.
Trajneri Sami Sermaxhaj ka publikuar formacionin zyrtar për ndeshjen ndaj Kroacisë./IndeksOnline/


