22:35 / E Mërkurë, 29 Gusht 2018 / indeksADMonline

E konfirmon Gerrard: Grezda është i yni

Rangers janë shumë afër nënshkrimit me futbollistin kosovar, Eros Grezda për dy milionë euro.

Sipas trajnerit, Steven Gerrard mesfushori i Kombëtares Shqiptare do të bëhet futbollist i tij shumë shpejt, shkruan indeksonline.

“Ai është një lojtar i shkëlqyer dhe tifozët do ta duan atë, sepse ai mund të kontribuojë për ne”, tha Gerrard.

“Ai është me të vërtetë i shpejtë, shumë i drejtpërdrejtë dhe ai vjen me eksperiencë ndërkombëtare. Të gjithat i ka të mira, shpresojmë se ai do të jetë një lojtar i madh për ne që të ecim përpara”.

Grezda, i cili nuk do të përfshihet në ndeshjen e dytë të Europa League me FC Ufa të enjten, do të bëhet rekrutuesi i 13-të i Gerrardit. /IndeksOnline/

 

Temat: