08:10 / E Mërkurë, 01 Shtator 2021 / A. M.

E konfirmon La Liga, Griezmann kthehet në Atletico Madrid – de Jong huazohet në Barcelonë

Befasia e kësaj mbrëmje është Antonio Griezmann

Derisa të gjitha mediat prisnin një kalim të Mbappes në Real Madrid, loja në transfere sonte është luajtur në anën tjetër.

Barcelona që në orët e pasdites filloi bisedat me Atletico Madrid që ta shesë Antoine Griezmann.

E derisa Barcelona dhe Atletico nuk i kanë bërë këto transfere zyrtare, sipas faqes se La Ligas në Twitter çdo gjë është në rregull dhe tashmë lojtarët janë regjistruar në platformën e tyre me kohë.

“Transferët e Griezmann dhe De John janë pranuar me kohë nga platforma menaxheriale e LaLigas. Pas pranimit të dokumenteve LaLiga do t’i rishikoj të dyja”, thuhet në këtë njoftim të garës më prestigjioze spanjolle.