09:02 / E Premte, 22 Nëntor 2019 / indeksADMonline

E konfirmon Mayweatheri, ja kur do të rikthehet nga pensionimi

Floyd Mayweatheri, ka konfirmuar se do të dalë nga pensioni më 2020 dhe do të kthehet në aksion, por mund të jetë brenda oktagonit në vend të ringut.

Ish-kampioni pesëfisht botëror u pensionua pasi ka mposhtur Conor McGregorin në gusht 2017, për të marrë rekordin e tij në 50-0, transmeton Indeksonline.

Këtë mëngjes, ai publikoi një fotografi në Instagram, duke e konfirmuar rikthimin në aksion.

Mayweatheri u paraqit prapë mbrëmë me një foto bashkë me presidentin e UFC-së, Dana White, por se a do të “nisë” karrierën në UFC mbetet të shihet./Indeksonline/