17:56 / E Shtunë, 13 Mars 2021 / Blerim

E konfirmon Napoli, Rrahmani nuk udhëton me ekipin për ndeshjen ndaj Milanit

Amir Rrahmani do të mungoj në ndeshjen Napoli-Milan.

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës ka pësuar një lëndim muskulor dhe do të mungoj rreth një jave, shkruan IndeksOnline.

Skuadra e Napolit zbulon listën e lojtarëve që do të udhëtojnë për në Milano – dhe aty shihet mungesa e yllit kosovar.

Rrahmani ishte duke kaluar një kohë të mirë te Napoli, ku në 8 ndeshje luajti si startues.

Ky lëndim mund ta lë atë jashtë edhe për ndeshjet e Kosovës në muajin mars, ndaj Lituanisë, Suedisë dhe Spanjës./IndeksOnline/