20:13 / E Enjte, 01 Tetor 2020 / indeksADMonline

E konfirmuar: Andi Zeqiri nuk do të grumbullohet me Kombëtaren e Kosovës

Futbollisti më i ri i skuadrës së Premierligës Brighton, Andi Zeqiri nuk do të grumbullohet me Kombëtaren e Kosovës.

Zeqiri i cili ende nuk e ka dhënë fjalën e fundit se a po i bashkohet Kosovës apo jo, megjithatë ai nuk do të grumbullohet me Kombëtaren tonë për ndeshjet e tetorit, shkruan IndeksOnline

Lajmin për të e ka bërë të ditur gazetari i sportit në vendin tonë, Arlind Sadiku.

“E konfirmuar

Andi Zeqiri nuk do te grumbullohet me Kosoven per ndeshjet e tetorit. Megjithate ai nuk do te shkoje as te Zvicra.”