15:27 / E Martë, 02 Janar 2018 / indeksADMonline

E konfirmuar: Chelsea dërgon ofertën e parë drejtë Bayernit (Foto)

Skuadra e Chelseat e ka seriozisht për blerjen e mundshme të Artur Vidal.

Sipas mediave gjermane dhe ato britanike, Blutë e Londrës kanë nisur ofertën e parë drejtë Gjermanisë për mesfushorin kilian.

Ana e Antonio Contes ka ofruar plotë 37 milionë euro për Vidalin, por Bayern Munchen ka kërkuar 60 milionë euro.

Mbetët të shihet se si do të zhvillohen bisedimet, veçse një transfer i tillë ka shumë gjasa të ndodhë, duke i ditur marrëdhëniet e mira mes Vidal-Conte./IndeksOnline/