16:00 / E Enjte, 04 Korrik 2019 / indeksADMonline

E konfirmuar: Erion Isai largohet zyrtarisht nga BE Caffe!

Që prej shtatorit të vitit të kaluar, Erion Isai dhe Bes Kallaku, bashkë me Olsi Bylykun erdhën në një format të ri emisioni në televizionin Klan.

Pjesë e Të Dielës Shqiptare, BE Caffe rezultoi të ishte një sukses për të tre aktorët dhe moderatorët, por zgjedhjet vendore të këtij viti ndryshuan fatin e emisionit.

Erion Isai është shpallur fitues i bashkisë së Kolonjës nga numërimi i votive në të gjithë KZAZ-në, duke e bërë kështu kryebashkiak të kësaj njësie administrative.

Por çfarë do të ndodhë me BE Caffe-në tashmë?

Burime pranë Indeksonline kanë treguar se Erion Isai ka përfunduar në rrugë zyrtare largimin nga televizioni Klan për t’ju dedikuar punës si kryebashkiak.

Për BE Caffe-në, Erioni ka xhiruar në avancë edhe puntatat e best off-eve, por marrëdhënia zyrtare me televizionin ka përfunduar.

Tashmë, Isai bashkë me familjen do të zhvendosen në Kolonjë.

Është akoma e paditur se çfarë do të ndodhë me BE Caffe-në sezonin tjetër, por mesa duket i gjithë program mbetet në dorën e Bes Kallakut dhe Olsi Bylykut.