11:20 / E Enjte, 18 Gusht 2022 / AR

E konfirmuar! Ky është çifti i ri i showbizit

Aktori amerikan, Stephen Colletti, ka bërë një hap të madh sa i përket jetës private.

Ditën e djeshme, për herë të parë u shfaq në rrjetet sociale duke konfirmuar lidhjen e re të dashurisë, transmeton Indeksonline.

Në Instagram publikoi një fotografi bashkë me të dashurën, Alex Weaver, ku shihen bashkë në një varkë.

Për momentin, nuk dihet se sa kohë ka që janë në lidhje.

Stephen ka qenë në lidhje më parë me Kristin Cavallari , Lauren Conrad , Hayden Panettiere dhe Chelsea Kane./Indeksonline/